5 mënyrat për të bërë gjumë të freskët në netët e verës

5 mënyrat për të bërë gjumë të freskët në netët e verës

11:16, 24/07/2019

1. Sigurohuni që keni qarkullim të mirë të ajrit në shtëpi. Hapini dritaret në të dy anët për të lejuar që ajri të kalojë.

2. Mbyllni grilat dhe perdet në dhomë kur ato janë plotësisht të vendosura përballë Diellit në këtë rast edhe në mbrëmje dhoma juaj do jetë edhe më e freskët dhe do bëni një gjumë të rehatshëm pasi hijet gjatë ditës do të ndihmojnë dhomën të qëndrojë e freskët.

3. Bëni një banjë me ujë të vakët para se të shkoni në shtrat për të ndihmuar temperaturën e trupit tuaj të bjerë ose në mënyrë alternative vendosni ujë të vakët në një shishe dhe mbajeni në fund të këmbëve tuaja gjatë natës.

4. Nëse përdorni një freskuese, vendosni një tas me ujë të ftohtë para saj për të ftohur rrjedhën e ajrit që shtyn rreth dhomës.

5. Nëse jeni duke përdorur një mbulesë pambuku sigurohuni që ajo të jetë sa më e hollë që të jetë e mundur në këtë mënyrë do jetë edhe më e lehte ajrosja.

Pambuku është ok në mot të nxehtë, edhe pse nuk është aq efikas në largimin e lagështirës në stinë të ftohta.ImageMarrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco