VIDEO/ Tajlandë: Ariu hidhet në pishinë për t’i shpëtuar vapës

VIDEO/ Tajlandë: Ariu hidhet në pishinë për t’i shpëtuar vapës

13:47, 23/07/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti i adhurueshëm kur një ari nuk e ka përballuar dot vapën dhe është hedhur menjëherë në pishinë duke krijuar kështu një pamje e cila ka ngjallur jo pak humor.

Në klipin e ëmbël, ariu aziatik James shihet i ulur në buzë të një shatërvani dhe madje pas pak sekondash është lëshuar plotësisht në të sikur t’i kishte rënë të fikët.

Si duket James nuk e ka përballuar dot vapën tajlandeze prej 38 gradësh dhe ka reaguar në këtë mënyrë.

Videoja e lezetshme është filmuar në qendrën e mbarështimit të kafshëve të egra të Phu Khiao në Chaiyaphum të dielën dhe këtë gjest ky ari i lezeçëm me një vijë bojë të bardhë në qafë e ka bërë në orën 12 të drekës.

Sompong Boonsanong, kreu i qendrës së mbarështimit, tha se James kishte sjellë gëzim dhe të qeshura për të gjithë që kur ishte ende një këlysh i vogël.  

Ai tha: 'Xhejms ishte një jetim kur u shpëtua. Ai kishte humbur nënën e tij në një gjueti shumë vite më parë dhe ne vendosëm të kujdesemi për të që prej atëherë. Gjithkush pëlqen ta shikojë atë duke u pllaquritur dhe duke luajtur në ujë. James ka qenë gjithmonë i këndshëm dhe unë nuk mendoj se ai e kupton këtë gjë. Çdo gjë që ai bën është gjithmonë e bukur dhe qesharake. Ne jemi vetëm me fat që ta kemi atë”.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco