VIDEO/ Peshkaqeni i madh i bardhë ndjek varkën dhe thuajse hidhet në të

VIDEO/ Peshkaqeni i madh i bardhë ndjek varkën dhe thuajse hidhet në të

11:17, 22/07/2019
A+ Aa A-

Një video e cila të ndal zemrën ka kapur momentin kur një peshkaqen i madh i bardhë u turr drejt barkës së një familje në Cape Cod Bay dhe madje tentoi të hidhej edhe brenda saj.

Kapiten Marc Costa e përshkroi ‘takimin e afërt’ që ndodhi rreth 4 km në perëndim të Ishullit të Madh në Wellfleet, Massachusetts, të shtunën pasdite.  

Ai tha se sapo kishte marrë një grup njerëzish në barkën e tij, në Kolumbi, kur peshkaqeni erdhi nga uji.

‘Peshkaqeni doli dhe kapi peshkun që ndodhej në grepin e barkës dhe më pas u turr me shpejtësi drejt saj’, tha Costa për MassLive . 'Në të vërtetë ai e goditi anijen me bishtin e tij'.

Familja e peshkatarëve në varkë u tremb dhe të gjithë klithën nga frika e një përballje të tillë me këtë grabitqar.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco