FOTO/ Një modë ‘e krijuar’ në re

FOTO/ Një modë ‘e krijuar’ në re

09:37, 22/07/2019
A+ Aa A-

Tradicionalisht njohur për ‘thirrjen’ folklorike, tekstilet peruane të krijuara lart në malet e Andeve po ri-krijohen përsëri për shekullin e 21-të.

Me ngjyrat e tyre të forta, të ngopura dhe modelet me shkëlqim e plot gjallëri, tekstilet tradicionale peruane në shikim të parë duket se kanë cilësi të dobët dhe duket se nuk janë përpunuar sipas metodave bashkëkohore madje në disa raste ngjajnë aq të papërpunuara sa mund të quhen edhe disi ‘naive’ por kjo nuk është aspak e vërtetë. 

Këto tekstile janë në fakt shumë komplekse pasi përmbajnë elemente të rëndësishme kulturore, rezultat i rajoneve të ndryshme të Perusë që specializohen në teknika specifike, të kaluara nga brezi në brez. 

Aktualisht është mbajtur një ekspozitë në ‘Tekstilin e Reve’, një ekspozitë në Muzeun e Modës dhe Tekstileve në Londër, ku modelet dhe motivet e këtyre tekstileve ishin tregues i qartë i statusit dhe i nivelit shoqëror.

Madje prej tyre mund të kuptoje edhe se prej nga vinin endësit që i kishin krijuar pasi flisnin për autenticitetin e secilës zonë.

Gjithashtu duke shfaqur artefakte si p.sh. vegla, piktura, fotografi dhe filma disa të huazuara nga Muzeu Britanik kjo shfaqje multimediale celebron tekstilet peruane që datojnë nga epoka para Kolumbiane deri në ditët e sotme. 

Objekte të tjera përfshijnë shembuj të një metode unike të lidhjes së nyjave.

Kjo ekspozitë kryesisht fokusohet tek tekstilet e bëra në malet qendrore të Andeve, që rrethojnë Cuscon dhe kjo e lidh edhe vetë titullin e ekspozitës me retë.

Është vendi ku praktikohet më së miri endja. Një arsye pse lulëzojnë tekstilet është lama, leshi i së cilës përdoret për t'i bërë këto copa.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco