VIDEO/ Shpikësi francez mahniti botën me fluturimin e tij

VIDEO/ Shpikësi francez mahniti botën me fluturimin e tij

08:18, 22/07/2019
A+ Aa A-

Franky Zapata është drejtuar nga një ëndërr e vetme që kur ishte i vogël: të arrinte të fluturonte. Jo në një aeroplan, thotë ai, pasi dritaret funksionojnë si një ekran nga ku edhe mund të shohësh por si një zog në liri të plotë.

Ndërsa shpikësi dhe sipërmarrësi francez lindi me paaftësinë për të dalluar ngjyrat, gjë që i përjashtoi atij çdo mundësi për të mësuar fluturimin me helikopter. 

Pra, pas disa viteve të kaluara me gara uji me kotorra të ndryshëm, ai shpiku hidrojet-in i cili e lejoi atë të paktën të rrinte pezull mbi ujë.

Pastaj përmirësimet në teknologji e lejuan atë të shkonte më tej, duke e prerë hidrogjenin nga lidhja e tij dhe duke u çuar kështu në ajër.

"Kur fluturon me trupin tënd", thotë Zapata, "edhe duart e tua mund t’ju ndihmojnë të orientoheni dhe mund t’ju shërbejnë si timon.

Ndjeni turbulencat dhe ajrin përmes gishtërinjve tuaj, është sikur të bëhesh një zog, por është gjithashtu shumë e vështirë.

Të dielën e kaluar, kampioni 40-vjeçar i ish-jet-skive fluturoi në qiell mbi Paris në paradën e ditëve të Bastille, duke arritur deri në 500 metra lartësi dhe duke lëvizur me një shpejtësi prej 140 km/h.

Image

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco