Çifti anglez shpenzon mijëra $, kthen shtëpinë në stil Mesjetar

Çifti anglez shpenzon mijëra $, kthen shtëpinë në stil Mesjetar

14:56, 19/07/2019
A+ Aa A-

Një çift i çmendur ka shpenzuar 6256 $ në përpjekjen për transformimin e shtëpisë së tyre duke përfshirë kthimin e dhomës së tyre të ngrënies në një sallë banketi Mesjetar për të konsumuar kështu një vakt të shijshëm me miqtë e tyre.

Jayne dhe Martin Townley u transferuan në shtëpinë e tyre të re me 4 dhoma gjumi në Weston-super-Mare, Somerset, dy vjet e gjysmë më parë dhe vendosën t'i japin menjëherë prekjen e tyre fantastike.

Brenda pak ditësh ata kishin vendosur një artist mural për të pikturuar muret e dhomës së tyre të ngrënies që t'i ngjajnë gurëve dhe përdorën mjaft pasqyra, harqe dhe dritat e vërteta nga shtëpitë madhështore për të krijuar një ndjenjë autentike mesjetare.

Dhe çifti ka gjetur mënyrën më unike për të festuar çfarëdolloj feste duke pritur darka të stilit mesjetar të shërbyer në dërrasat prej druri dhe gotat me verë fiks si në traditën e vjetër.

19 mysafirët u veshën me veshje mesjetare, kurorat, kapelat dhe kapuça para se të paraqiteshin në shtëpinë e stilit mesjetar të miqve të tyre.

Jayne tha: "Ne të dy e pëlqejmë çdo gjë që është e çuditshme ose e ndryshme, por Martin është ai që ka më shumë njohuri për atë që është autentike për epokën. Martin vërtetë i pëlqen kurorat, kalorësit dhe gjithçka mesjetare kështu që ai ishte arsyeja pse e bëmë këtë”.f.h/SYRI.NET/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco