Sulmi për të çliruar alienët e Zonës 51, prenotohet gjithë hoteli

Sulmi për të çliruar alienët e Zonës 51, prenotohet gjithë hoteli

13:27, 19/07/2019
A+ Aa A-

Fushata “Sulmi mbi Zonën 51” që tani ka arritur më shumë se 1 milionë ndjekës në Facebook dhe është bërë e njohur në përmasa globale.

Edhe pse themeluesi i kësaj fushate e ka pranuar se gjithçka ka filluar si një shaka, kjo nuk i ka penguar njerëzit që ta marrin atë seriozisht.

Plani është që me datën 20 shtator të marshohet drejt 'Zonës 51', që është një bazë amerikane e sigurisë së lartë, dhe të zbulohet përfundimisht se a mbahen aty alienë.

Forcat amerikane kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë askënd të i afrohet kësaj baze top sekrete mbi të cilën nuk ka shkelur asnjëherë ndonjë civil. Ata madje kanë paralajmëruar se do të qëllojnë mbi ata që do i afrohen ilegalisht bazës.

Mediat amerikane kanë bërë një kërkim tek hotelet më të afërta të kësaj zone për të parë nëse interesimi është serioz. Ata kanë gjetur se të gjitha hotelet janë të rezervuara për datën në fjalë, shkruan faxweb.

“Shumica e personave ndonëse e dinë se është një shaka, janë kuriozë dhe duan të shohin se a do të ndodhë marshimi në Zonën 51 me të vërtet”, ka thënë menaxheri i njërit prej hoteleve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco