FOTO/ Mbanin si kafshë shtëpiake macen e egër që vrapon me 89 km/h

FOTO/ Mbanin si kafshë shtëpiake macen e egër që vrapon me 89 km/h

10:56, 19/07/2019
A+ Aa A-

Serval është një lloj i maces së egër afrikane e cila mund të kërcejë deri në 4 metra dhe mund të vrapojë me një shpejtësi prej 89 km/h.

Rasti konkret i takon një maceje të këtij lloji me emrin Zena pronari i së cilës, James Brown, 35 vjeç, tha se kjo mace të cilën prej kohësh e mbanin si një kafshë shtëpiake luante rregullisht me vajzën e saj 6 vjeçare Ella madje kishin bërë edhe një dush së bashku.

Ai tha: "Ajo është plotësisht e zbutur një mace shumë e ëmbël që nuk i ka bërë askujt keq në asnjë rast”.

Kjo grua është ankuar edhe për mënyrën se si policia e mori këtë mace nga shtëpia e saj sikur të ishte një kafshë e egër dhe e frikshme duke e mbyllur në një kafaz dhe madje shprehu haptas keqardhje për një veprim të tillë.

Ata që thirrën policinë ishin fqinjët e saj në Roehampton, South West London, të cilët ishin frikësuar kur kishin parë Zenën teksa i kundronte nga dritarja kur kalonin para shtëpisë.

Ish-pronarja e maces tregon se ajo e kishte pasur Zenën qëkurse ishte një kotele dhe se e kishte rritur atë në familje bashkë me vajzën dhe bashkëshortin.

Vetë rajoni i policisë bëri një postim në rrjetet sociale ku edhe deklaroi se kjo mace e egër afrikane marrë nga një familje në të cilën jetonte si kafshë shtëpiake është dërguar në një strukturë për kafshët e egra në Mbretërinë e Bahkuar ku edhe do të fillojë aty jetën e saj të re.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco