VIDEO/ Gjarpri tenton t’i shpëtojë shqiponjës teksa e ha të gjallë

VIDEO/ Gjarpri tenton t’i shpëtojë shqiponjës teksa e ha të gjallë

13:08, 18/07/2019
A+ Aa A-

Momenti i hidhur kur një shqiponjë kap një gjarpër në mes të një rruge në Afrikën e Jugut është filmuar në kamera.

Graeme Mitchley është një mësues nga periferitë e Johanesburgut dhe është ajo e cila regjistroi pamjet gjatë një vizite të kohëve të fundit në Parkun Kombëtar të Krugerit në Afrikë.

Ai shpjegoi se po dilte nga parku kur shqiponja mori një gjarpër helmues që po kalonte nëpër rrugë dhe e çoi në anën e rrugës për ta ngrënë si përfundim atë të gjallë.

Graeme tha: "Më erdhi keq për gjarprin dhe kjo ishte një skenë që nuk ishte e lehtë për të parë. Edhe tani kur e shikoj videon, shqetësohem nga vuajtja e gjarprit edhe pse është një zvarranik i frikshëm dhe madje helmues të cilin kurrkush nuk do e dëshironte pranë. Në këtë rast përmes filmimit tim duket vërtet për të ardhur keq’.

Në fund të fundit ky gjarpër ngordh ngadalë dhe me vuajtje pasi ahet për së gjalli nga shpendi grabitqar.

    Marrë nga: dailymail.co.ko-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Emri18/07/2019 19:26

    E hongri gjall se nfakt skishte shkrepse per ta pjek.

    Shto koment

    Denonco