FOTO/ Thyen një tabu kështu e kalon dhimbjen e humbjes së fëmijës kjo nënë

FOTO/ Thyen një tabu kështu e kalon dhimbjen e humbjes së fëmijës kjo nënë

10:10, 18/07/2019
A+ Aa A-

Pasi djali ynë Phoenix vdiq, fillova të dokumentoja marrëdhënien mes tij dhe dy vëllezërve të tij të gjallë përmes imazheve të bukura të krijuara në photoshop, duke lejuar që imagjinata ime të ‘vijë’ në jetë.

Kushdo që ka humbur një fëmijë e di çfarë do të thotë, lë një gjurmë të pashlyeshme në jetën tuaj që nga ai çast. Jeta ime u nda në para dhe pas pasi nuk është e mundur që t’i ktheheni më personit që keni qenë pas humbjes së një fëmije.

Kam ‘shtuar’ Phoenix në foto pranë bijve tanë të gjallë, përmes kompozimit të një kavanozi të mbushur me flutura në ngjyra të ndezura, varur në një arush pelushi i cili është duke u dërguar në qiell në ditën e tij të lindjes.

Këto imazhe më ndihmuan që të ndihesha sikur në një farë mënyre, ai ishte ende pjesë e familjes sonë dhe kështu unë i tregoj pjesës tjetër të botës se ai do të jetojë gjatë mes nesh dhe se kurrë nuk do të harrohet.

Setin e fotografive e realizova në Angli dhe ishte një ftesë nga disa miq të mi të cilën nuk e refuzova dhe madje mendova të realizoja edhe projektin tim për fëmijën e humbur përse jo të thyeja një tabu të vendosur prej shumë vitesh nga nëna të reja të cilat në të kaluarën e tyre kanë humbur një fëmijë dhe nuk kanë preferuar të flasin për të përkundrazi e kanë mbajtur për kohë të gjata të ndryshuar dhimbjen e tyre.

Vendosa të bëj të kundërtën duke e nxjerrë jashtë dhimbjen time përmes fotografive të tilla të cilat janë një përkujtim për birin ti./f.h/SYRI.NET

E shkatërruar!Image

E thyer!Image

Ne të duam vëlla!!Image

Mjegull!Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco