VIDEO/ Një gjuetar ari nga Viktoria ka gjetur një meteor 4.6 bilionë vjeçar

VIDEO/ Një gjuetar ari nga Viktoria ka gjetur një meteor 4.6 bilionë vjeçar

14:59, 17/07/2019
A+ Aa A-

Një gjahtar ari i cili kaloi tre vjet duke u përpjekur të thyej një gur misterioz të kuqërremtë që e gjeti pranë shtëpisë së tij, mori habinë e jetës së tij kur gjeologët i thanë se ishte një meteor i vjetër 4.6 bilionë vjeçar.

David Hole përdori gjithfarë objektesh ndërsa përpiqej të thyente objektin, duke menduar se duhet të kishte një grusht ari brenda tij.

Por kur nuk mundi të bënte diçka të tillë vendosi ta çojë në Muzeun e Melburnit i cili i tha atij se shkëmbi ishte shumë më rrallë se çdo metal i çmuar.

Z. Hole hasi në meteorin e çmuar në një zonë jashtë Maryborough, 160 km në veri-perëndim të Melburnit, në vitin 2015. Shkencëtarët përdorën një sharrë prej diamanti për të prerë këtë gur.

Gjeologu Bill Birch tha se shkëmbi është një 'meteor i zakonshëm Honduras Chondrite', që do të thotë se përmban pika të vogla të kristalizuara të formuara nga ngrohja e reve të pluhurit të sistemit të hershëm Diellor.

"Duket se shkëmbi u formua rreth të njëjtës kohë kur u formua Toka, por përbërësit e saj mineralë janë ndryshe nga të Tokës", tha Dr Birch për Daily Mail Australia.

    Marrë nga: dailymail.co.ko-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco