VIDEO/ Miçigan: Në festivalin e muzikës shfaqen mijëra bletë nga hiçi

VIDEO/ Miçigan: Në festivalin e muzikës shfaqen mijëra bletë nga hiçi

13:27, 17/07/2019
A+ Aa A-

Pjesëmarrësit e Festivalit të Muzikës Elektronike filluan të vrapojnë të gjithë njëherësh pasi mijëra bletë me sa duket u shfaqën nga askundi në ditën e parë të festivalit në Rothbury, të Michiganit.

Vizitorët e festivalit, disa thuajse fare të zhveshur, mund të shihen në video që largohen me vrap nga tufa e bletëve dhe nga grumbulli i njerëzve ndërsa disa të tjerë ecin qetësisht mbuluar me batanije.

Ndërsa një koloni e madhe bletësh fluturonin në ajër një pjesë e madhe e tyre ndaluan dhe u grumbulluan në një stendë e cila ishte vendosur në lulishten ku u zhvillua festivali.

Një pjesëmarrës i festivalit, i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra dhe një shami rreth qafës së tij, iu afrua me guxim tufës së bletëve duke pretenduar se këto bletë janë 'super miqësore' bletët, dhe madje tregon dy insekte që qëndrojnë mbi dorën e tij duke mos treguar kurrë farë frike apo droje.

Një ditë pas festivalit ekspertët shkuan dhe arritën të zhvendosin plotësisht këto bletë ‘të paftuara’ nga vendi.

    Marrë nga: dailymail.co.ko-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco