E frikshme: Gruaja ndesh rrugës 'një krimb’ gjigant në lëvizje

E frikshme: Gruaja ndesh rrugës 'një krimb’ gjigant në lëvizje

12:51, 17/07/2019
A+ Aa A-

Një blerës u habit kur vuri re një "krimb përbindësh" të zi të madh që po zhvendosej në trotuar. 

Tori Silveira, 23 vjeç, pa masën e madhe ndërsa po shkonte të bënte blerje në supermarketin pranë shtëpisë së saj në Santa Catarina të Brazilit dhe bëri një video të shkurtër të tyre duke lëvizur së bashku.

Pamja e çuditshme ishte në të vërtetë një grumbull me qindra insekte si krimba, të grumbulluara së bashku dhe që po silleshin si 1 i vetëm.

Këto lloj larvash që mendohet se janë të krimbit të mëndafshit, sipas studiuesve e kanë tipike lëvizjen në grumbull pasi në këtë mënyrë kanë më shumë siguri dhe njëkohësisht e kanë më të lehtë edhe të ushqehen në këtë mënyrë. Insekte të këtij lloji mund të lëshojnë deri në 90 vezë njëherës ndërsa karakteristike e mashkullit është se mund të jetojë maksimumi 7 deri në 9 ditë.

    Marrë nga: dailymail.co.ko-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco