VIDEO/ Një shfaqje e përditshme spektakolare në Dubai

VIDEO/ Një shfaqje e përditshme spektakolare në Dubai

10:23, 17/07/2019
A+ Aa A-

Në qendër të qytetit të Dubait në liqenin Bujr Khalifa ndodhet një shatërvan në formën e një harku qëndror prej 275 metrash i cili më pas bashkohet me pesë qarqe të vegjël.

Në momentin kur fillon kjo shfaqje e mrekullueshme në qendër të qytetit, mblidhet një numër i madh vizitorësh që filmojnë në kamera. Shatërvanët lëvizin duke u kombinuar edhe me tingujt e muzikës dhe drita të forta jo vetëm të së njëjtës ngjyrë.

Uji hidhet në një lartësi deri në 150 metra dhe ka rreth 6000 drita të ngjyrave të ndryshme. Performancat mbahen çdo ditë dhe zgjasin deri në 5 minuta secila. Fillojnë në mbrëmje në orën 18 dhe përfundojnë në darkë vonë në orum 23:00.

Ka edhe disa shfaqje gjatë ditës që zgjasin nga ora 13 deri në 13 e 30. 

    Marrë nga: dubai-online.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco