FaceApp, si funksionon aplikacioni rus që të plak: Kush qendron pas tij

FaceApp, si funksionon aplikacioni rus që të plak: Kush qendron pas tij

10:14, 17/07/2019
A+ Aa A-

Quhet FaceApp dhe progresivisht po bëhet tendenca e kësaj vere. Aplikacioni ka “infektuar” personat e njohur (VIP) dhe ata ta zakonshëm, duke pushtuar Facebook dhe Instagram me foto që na shohin të plakur përmes goditjes së inteligjencës artificiale.

Transformimi i fytyrave është mjaftueshmërisht realist aq sa duket sikur është natyrale. Askush nuk i reziston tundimit për të parë në foto se si do të jetë kur të plaket.

Megjithatë, përballë kësaj stuhie verore qarkullojnë histori teknologjie dhe të dhënash që shumica e përdoruesve nuk i njeh. T’i analizojmë…

FaceApp funksionon duke shkarkuar fillimisht aplikacionin. Mjafton të bësh një foto dhe ta përzgjedhësh përmes aplikacionit. Pastaj, në pak sekonda aplikacioni të jep mundësinë të zgjedhësh çfarë do të bësh me foton, do të plakesh apo do të rinohesh. Shumica zgjedhin plakjen.

Janë me miliona postime të shpërndara  në këto ditë. Shumë efekte që mund të aplikohen në foto janë me pagesë dhe tarifat variojnë nga 3.99 euro për ata që zgjedhin një abonim mujor, 19.99 euro për abonim vjetor dhe 43.99 euro për abonim të përjetshëm.

Privatësia

Në bazë të FaceApp, sikurse thuhet, janë algoritme inteligjence artificiale. “Kemi zhvilluar një teknologji të re që mundëson modifikimin në mënyrë reale të imazhit tuaj në foto” ka shpjeguar themeluesi dhe drejtuesi Yaroslav Goncharov.

“Elementi që na diferencon nga të tjerët është fotorealizmi. Pasi aplikohet filtri është sërish fotoja jote. Aplikacionet e tjera qëllimisht ndryshojnë imazhin në mënyrë humoristike por nuk është më një foto reale” shprehet ai.

Rusia

Shumë kanë tendencën të besojnë se FaceApp është në pronësi të Facebook ose ndoshta të Instagram (edhe pse do ishte e njëjta gjë). Por nëse analizojmë detajet, zbulohet se aplikacioni është hedhur në janar të vitit 2017 nga Ëireless Lab, një kompani ruse me seli në Shën Peterburg, e themeluar nga Yaroslav Goncharov.

Faqja në Facebook e FaceApp është hapur në 27 janar 2017 dhe sot numëron më shumë se 310 mijë ndjekës. Dhe nga seksioni  ‘Transparenca e faqes’, mësohet se administratorët e saj janë 4; 3 rusë dhe 1 ukrainas.

Është evidente tashmë se ky aplikacion është i lidhur ngushtë me Rusinë. Dhe duhet të nënvizuar që pas lojës, ka insinuata të rënda lidhur me privatësinë. Në seksionin e aplikacionit dedikuar përdorimit të informacioneve lexohet se aplikacioni “mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”.

Ilsole24ore /Përshtati në shqip: SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco