VIDEO/ 100 vjet më parë, kur trenat përplaseshin për ‘spektakël’

VIDEO/ 100 vjet më parë, kur trenat përplaseshin për ‘spektakël’

14:33, 16/07/2019
A+ Aa A-

Pamjet e dy trenave që përplasen fuqishëm me njëri-tjetrin duke u shkatërruar plotësisht nuk është pamja më e ‘bukur’ që na është ofruar ndonjëherë.

Por më shumë se 100 vjet më parë, mijëra njerëz do të përshkonin kilometra të tëra për të parë një aksident të tillë.  

Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, tregtarët në Amerikë do të përplasnin qëllimisht dy trena, të lidhur me eksplozivë, njëri me tjetrin për të tërhequr një sërë njerëzish në një panair. U përdor për një shfaqje të mirëfilltë.

Sigurisht njerëzit u mbajtën në njëfarë distance të mirë përcaktuar larg.

Deri në fund të viteve 1800, tragjeditë e trenave ishin të zakonshme dhe shpesh fatale, dhe turmat e mëdha do të mblidheshin për të parë dëmin e shkaktuar.  

Një njeri i njohur vetëm si AL Streeter ishte i pari që vinte në një aksident të qëllimshëm në Buckeye Park, Ohajo, më 1896. 

Turmat e njerëzve mbaheshin deri në 200 metra distancë në shfaqe të tilla të cilat për kohën u kthyen në modë të vërtetë dhe gjerësisht filloi shfrytëzimi i trenave për të realizuar një përplasje të qëllimshme për të tërhequr edhe më tepër shikues.

Ndër ta ishte Joe Connolly i cili merrej me promovimin e këtyre evenimenteve. Në vente të tilla shikueshmëria arriti kulmin me 40,000 persona të cilët mahnitën me prezencën në këtë ‘shfaqje’.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco