Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Baristi gjendet i varur prej rripit në gardh, pas një nate me alkool

VIDEO/ Baristi gjendet i varur prej rripit në gardh, pas një nate me alkool

14:14, 16/07/2019
A+ Aa A-

Zgjimi pas një nate të gjatë me alkool pothuajse asnjëherë nuk është një përvojë e këndshme, por një burrë qejfli e kaloi pak në të vështirë se normali këtë përvojë.

Barmeni, Craig Strathie, 26 vjeç, u gjet i varur nga rripi i pantallonave të tij pasi u pengua tek largohej nga shtëpia e një shoku në Bucksburn, Aberdeen. 

Z. Strathie u dëgjua duke bërtitur: 'Oh Zot, mami im do të më vrasë' pasi dy kalimtarë u ndalën për ta ndihmuar. Njeriu e gjeti veten në pozicionin e ndërlikuar pasi kishte konsumuar pothuajse një shishe vodkë.

Dhe banorët treguan se ai e humbi plotësisht kujtesën deri në momentin kur pa fotografitë dhe videot që i kishin bërë të tjerët madje e pa veten edhe në lajme.

Ai tha se nuk e kishte idenë se si përfundoi në atë pozicion dhe madje nuk ishte në gjendje të shkonte as në shtëpinë e tij derisa nuk u ndihmua nga njerëz të tjerë.

Në tentativën për t’u kthyer në shtëpi ra në gjumë në një kopsht tjetër për disa orë para se një mik të vinte dhe ta dërgonte në Neëmachar, Aberdeenshire.

ImageMarrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco