VIDEO/ 'Modeli më i saktë deri sot', maketi për Romën e Lashtë që u ndërtua për 35 vjet

VIDEO/ 'Modeli më i saktë deri sot', maketi për Romën e Lashtë që u ndërtua për 35 vjet

12:33, 16/07/2019
A+ Aa A-

Arkeologu italian Italo Gismondi kaloi mbi 35 vjet dedikim të plotë nga jeta e tij duke tentuar të ndërtojë një model të madh në formën e një maketi gjigant të Romës së lashtë duke rindërtuar të gjitha ndërtesat e famshme të cilat sot janë bërë himn i vizitave të turistëve.

Roma nuk u ndërtua në një ditë dhe modeli më i saktë i Romës së lashtë ndërtuar deri më sot është dëshmi e pastër për këtë, pasi i mori arkeologut, Italo Gismondi 35 vite jetë.

Plastico di Roma imperiale (Maketi i Romës perandorake) ishte në fakt i autorizuar nga Musolini në vitin 1933 dhe është kaq realist sa disa fotografi të saj janë përdorur në filmin ‘Gladiator’.

Maketi mund të vizitohet sot në Muzeun e Qytetërimit Romak në Romë të Italisë. Është kaq i dobishëm, sepse ndihmon shumë akademikë që të informohen për Romën dhe të kryejnë studimet e tyre dhe i jep një kontekst të ri strukturave të njohura, si Koloseut, të cilin ne jemi mësuar ta shohim si ndërtesë të pavarur nga të tjerat.

Qytetet romake u krijuan në mënyrë aq të dobishme dhe të efektshme, saqë mund të na mësojnë më shumë dhe të na frymëzojnë për infrastrukturën në shoqërinë moderne edhe sot.

Për shembull, qyteti Bath në Angli ka një plan urbanistik romak dhe baltë romake dhe ngjashmëritë mund të shihen mes tij dhe modelit të ekspozuar në Muzeum.

Gismondi vazhdoi të shtonte modelin e tij të Romës së shekullit 4-të deri në tre vjet përpara vdekjes së tij në moshën 87 vjeçare.

Ai bëri gjithçka nga suvaja e alabastrës, me përforcime metalike dhe fibra bimore.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco