FOTO/ 64 milionë vite histori në pëlhurën e qëndisur prej 60 personash

FOTO/ 64 milionë vite histori në pëlhurën e qëndisur prej 60 personash

11:06, 16/07/2019
A+ Aa A-

Një ‘tapet’ prej liri i punuar me dorë që përmbledh 64 milionë vjet të historisë së një qyteti me një gjatësi prej 26 metrash është zbuluar pas 30 vitesh.  

Është një kryevepër e bërë me punë vullnetare dhe përshkruan monstrat e prehistorisë, vendasit, horrohet e vdekjes prej murtajës dhe rrëmbimin e qenit të preferuar të Mbretit.

15 skenat, janë qepur nga më shumë se 60 persona ndër plot tre dekada duke përdorur materiale rezistente që e bënë historinë e Royston, në Hertfordshire të pavdekshme. Vlera e saj ende nuk është përcaktuar.

U hap për publikun para një jave për herë të parë pas 30 vitesh dhe pati 1000 vizitorë në vetëm javën e parë të shfaqjes për publikun.

Historia në kësaj cope përfundon në vitin 1742 me zbulimin e shpellës misterioze Royston.

Struktura e çuditshme e qëndisur me dorë ka shkaktuar intriga për qindra vjet  me disa persona madje që pretendojnë se është krijuar nga Kalorësit Templarë.

Kujdestarja dhe menaxherja e muzeut të qytetit, Madeline Odent thotë se copa është dëshmi për frymën dhe historinë e qytetit  por ka një apel universal.

27-vjeçarja tha: "Është e pabesueshme, është një shembull i mrekullueshëm se sa e rëndësishme është historia lokale në shkallë kombëtare për  të gjithë Anglinë. Pjesa ime e preferuar është palltoja e qëndisur e Mbretit James, është një vepër fantastike artistike dhe punimi është i mahnitshëm. Banorët e qytetit Royston nuk kishin të ardhura dhe ndaj përfunduan duke rrëmbyer qenin e  preferuar të Mbretit’.

Secila prej skenave ka diku midis 10.000 deri në një milionë qepje të bëra prej leshi.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco