Zbulimi: Letra e 2 vëllezërve romakë, Arrianus i shkruan Paulus, më e vjetra e gjetur ndonjëherë

Zbulimi: Letra e 2 vëllezërve romakë, Arrianus i shkruan Paulus, më e vjetra e gjetur ndonjëherë

09:53, 16/07/2019
A+ Aa A-

Një letër papirus që besohet të jetë shkruar nga një i krishterë në vitin 230Para K, ka ngritur shumë teori dhe besime në lidhje me Perandorinë Romake.

Kjo provon që jo të gjitha grupet fetare iu nënshtruan persekutimit në të gjithë Perandorinë dhe se ndonjëherë, në disa raste, mund të jetonin në paqe relative. 

Letërkëmbimi midis dy vëllezërve të krishterë, besohet të jetë shembulli më i vjetër i mbijetuar i shkruar nga një person i besimit kristian.

Në letër shfaqet një bisedë mëse e zakonshme midis dy vëllezërve ku njëri tregon se ka mall për salcën e tij të rpeferuar të peshkut dhe njëkohësisht flasin për politikën e kohës.  

Profesoreshë e Historisë së Lashtë në Universitetin e Bazelit Sabine Huebner ka datuar, studiuar dhe përkthyer dokumentin.

Analiza e saj e artefaktit, dëshmon se është më e vjetër se të gjitha dëshmitë origjinale të dokumentuara të krishtera nga kohërat romake.

Universiteti i Bazelit ka në pronësi papirusin, numëruar P.Bas. 2,43, për më shumë se një shekull, por përmbajtja dhe datimi i saj i vërtetë ka qenë prej kohësh një mister.

Letra ishte shkruar në greqishten e lashtë nga një njeri i quajtur Arrianus për vëllanë e tij, të quajtur Paulus, dhe ekspertët thonë se kjo dallon nga letrat e tjera të ruajtura për shkak se si Arrianus nënshkruan në fund të saj.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco