Blen një shtëpi të re dhe gjen një memorial të çuditshëm në oborr

Blen një shtëpi të re dhe gjen një memorial të çuditshëm në oborr

12:18, 12/07/2019
A+ Aa A-

Një pronar i një shtëpie të re ka gjetur një gur përkujtimor në një pjesë të kopshtit të tij dhe madje ka menduar se bëhej fjalë për një varr të mundshëm.

Gruaja ka ndarë dy fotografi të zbulimit të saj të mahnitshëm në Mumsnet. Përbri postimit kjo grua ka shkruar: ‘Prej pak kohësh jam zhvendosur në shtëpinë time të re dhe mendova se ky objekt i gjetur në kopsht është me të vërtetë i çuditshëm dhe pse jo edhe i shëmtuar’.

Madje tregon ajo për një moment ka menduar se bëhet fjalë për një varr të mirëfilltë. Pamja e parë në të cilën çdo gjë duket qartësisht është një zonë betoni e rrethuar nga pllaka drejtkëndëshe.

E dyta tregon gurin memorial që shtrihet në krevat, i cili thotë: "Në kujtimin e një djali të veçantë".

Gruaja është ndier vërtetë e shqetësuar me zbulimin e bërë pasi ka menduar menjëherë pas zbulimit se bëhet fjalë për varrin e një fëmije të vogël.

Gjithashtu ajo ka menduar se në këtë rast avokati me siguri duhet ta njoftonte përpara se të bënte këtë blerje për shtëpinë pasi është një çështje vërtet delikate.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco