VIDEO/ 3 vjeçari ngjit majat më të larta të botës i vetëm

VIDEO/ 3 vjeçari ngjit majat më të larta të botës i vetëm

11:08, 12/07/2019

Një vogëlush ka mundur të ngjitë tri maja të larta. Jaxson Krzysix është 3 vjeçari i cili vesh rrobat e përshtatshme dhe fillon ngjitjen në male bashkë me babin e tij madje duket shumë entuziast në këtë përvojë. Ai ka ngjitur edhe Scafell Pike e cila është edhe maja më e lartë e Anglisë.

Tre-vjeçari Jaxon Krzysix ka pushtuar majat më të larta në Angli, Skoci dhe Uells.

I ndihmuar nga prindërit Jaxon ngriti një shoqatë bamirësie që ndihmon fëmijët me probleme në shëndet pasi një mik 2 vjeçi tij nga çerdhja vdiq në moshën dy vjeçare.

Babai i vogëlushit mendon se ai është më i riu në moshë që ka realizuar këtë sfidë pasi në një kërkim që ka bërë në internet ka gjetur se më i vogli i regjistruar para të birit ishte vetëm 6 vjeç.

Babai i tij Cal Krzysix e ka filmuar gjatë këtyre përvojave dhe në një rast ai duket shumë entuziast. Një moment është në majën Ben Nevis, në Skoci ku a i lumtur i thotë babait:

‘Jam në majën e botës babi’.

Në të gjitha këto përvoja vogëlushi është ngjitur i vetëm pa kurrë farë mbështetje. Ka ecur i vetëm për orë të tëra.

Sfida e tij e radhës është maja e Yorkshire një udhëtim që do të zgjasë përreth 12 orë. 

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco