30 vjeçari krijon websajtin e tij për të gjetur të dashur

30 vjeçari krijon websajtin e tij për të gjetur të dashur

15:06, 11/07/2019
A+ Aa A-

Shahan Miah e ndërtoi websitin nga e para, sepse ai thotë se njerëzit që përdorin aplikacionet për njohje nuk janë në kërkim të dashurisë. Një dashnor i pafat si e quan edhe ai vetë veten e tij që nuk ka pasur kurrë një të dashur, ka ngritur një faqe interneti për të gjetur një grua të përsosur.

30-vjeçari ka nisur edhe një fushatë në internet me hashtag #DateShahan.

Ai krijoi sitin pasi u lodh nga të qenit i vetëm dhe duke kërkuar vazhdimisht dashurinë e jetës së tij.

Shahan, nga Bristol, ka bërë edhe një video promovuese në të cilën ai flet për atë që ai mendon se e bën atë tërheqës.

Ai tha: "Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie afatgjatë apo ndonjë gjë serioze dhe i urrej aplikacionet për takime sepse thjesht krijojnë njohje por jo lidhje. Të gjitha ato bazohen në pamjen dhe jo në personalitet. Ndaj edhe zgjodha këtë version për të njohur njeriun e jetës”.

Image

Marrë nga: dailystar.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco