FOTO/ Çifti pagoi 155 $ për një pushim romantik e gjen dhomën ‘të mykur’

FOTO/ Çifti pagoi 155 $ për një pushim romantik e gjen dhomën ‘të mykur’

13:59, 11/07/2019
A+ Aa A-

Një çift i ri mbetet i tronditur nga prenotimi i një dhome hoteli në qytetin e Liverpulit. Fundjava romantike e çiftit u shkatërrua tërësisht kur ata gjetën se prenotimi luksoz që patën bërë online, 1 dhomë hoteli madje edhe me xhakuzi, rezultoi të ishte në kushte të këqija me myk dhe pa asnjë komoditet të paraqitur në fotografitë online.

David Goodall, 41 vjeç, po takonte të dashurën e tij 29-vjeçaren Maud në Liverpool për fundjavë dhe çifti bashkë nuk ishte parë thuajse për plot 4 muaj.

Çifti ka mbajtur një marrëdhënie të gjatë në distancë me Maudin që jeton në Alpet franceze dhe Davidin që banon në Northumberland pasi ndihmon në biznes familjen e tij.

Por çifti tha se u ndje shumë keq kur mbërriti në hotel në qendër të qytetit të Liverpoolit të dielën, më 30 qershor, në Liverpool Echo.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco