FOTO/ Zbulohet kafka më e vjetër njerëzore e botës daton 200,000 vjet më parë

FOTO/ Zbulohet kafka më e vjetër njerëzore e botës daton 200,000 vjet më parë

10:28, 11/07/2019
A+ Aa A-

Ekspertët kanë gjetur një fosil të lashtë në një shpellë në Greqi dhe kjo mund të ndryshojë kuptimin tonë për evolucionin përgjithmonë.

Një pjesë e kafkës u gjet në shpellën e Apidimas në gadishullin Mani në bregun jugor të vendit. Ajo ishte shkrirë e përziër në një grumbull gurësh në shpellë dhe u zbulua vetëm disa centimetra larg nga një kafkë tjetër.

Studiuesit thonë se nëse koha e ekzistencës së saj vërtetohet, atëherë do të rishkruhet një kapitull kyç në historinë njerëzore duke u bërë fosili Homo sapiens më i vjetër në Evropë më e vjetra e njohur ndonjëherë deri në 160,000 vite më parë.

Gjetja mund të nënkuptojë se të paktën disa njerëz modernë u larguan nga Afrika shumë më herët se sa mendohej deri më sot për t’u vendosur më pas në Evropë. Rezultatet e analizave tregojnë se një shpërndarje e hershme e Homo sapiens nga Afrika ndodhi më herët se sa besohet më parë, para 200,000 vjetësh.

Image

    Marrë nga: dailystar.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco