Xhorxh Uashington dhe agonia me dhëmbët, përdori proteza me ‘dhëmbët e skllevërve’

Xhorxh Uashington dhe agonia me dhëmbët, përdori proteza me ‘dhëmbët e skllevërve’

11:55, 07/07/2019
A+ Aa A-

Një nga mitet më të qëndrueshme në lidhje me George Uashington është se protezat e tij ishin prej druri.

Ndërsa kjo përrallë e gjatë nuk mbështetet në të vërtetën, problemet e Uashingtonit me higjienën e tij të dhëmbëve janë paralajmëruar gjatë dhe ka të ngjarë të kenë shkak dhimbjen e madhe që përjetonte ai vazhdimisht prej dhëmbëve të dëmtuara.

Ajo që ne dimë është se Uashingtoni u kthye në protezat e bëra nga fildishi i hipopotamëve dhe 'dhëmbët e skllevërve' në përpjekje për të kuruar problemet e tij me dhëmbët dhe veçanërisht me mishrat e dhëmbëve.

Historia e vërtetë zbulohet në një artikull të thellë nga William Maloney, profesor i stomatologjisë klinike në Universitetin e Nju Jorkut.

"Unë jam një profesor i stomatologjisë që ka studiuar historinë e dhëmbëve të Uashingtonit dhe kam arritur të bëj një dallim midis asaj çfarë është reale dhe asaj që përflitet si një thashë e them", tha profesor Maloney.

Gilbert Stuart është piktori i mirënjohur që krijoi portretin e famshëm të Uashingtonit që ka ardhur deri në ditët e sotme ku duket më së miri madhështia e presidentit.

Kur Uashingtoni ishte ulur për një sesion me piktorin në 1795, fytyra e tij ishte aq e shpërfytyruar dhe e imët nga protezat e këqija sa ai u detyrua të vendosë pambuk nën faqe për të përfunduar portretin.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco