FOTO/ Lufta për ushqimin! Kukuvajka dhe bufi 'sherr' në ajër

FOTO/ Lufta për ushqimin! Kukuvajka dhe bufi 'sherr' në ajër

13:03, 05/07/2019
A+ Aa A-

Këto imazhe dramatike tregojnë një kukuvajkë dhe një buf xhuxh që janë duke luftuar me njëri-tjetrin për gjahun e tyre.

Fotot janë shkrepur nga fotografi, Kevin Lippe, 44 vjeç dhe tregojnë dy zogjtë që përpiqen të vjedhin ushqimin e njëri-tjetrit. Fotografitë u bënë në Edison, Uashington, SHBA.

Z. Lippe tha: "Isha duke fotografuar disa bufa xhuxha, kur pashë një që kishte kapur një gjah jo të vogël.

Sikur të shfaqej nga hiçi një kukuvjkë u hodh mbi bufin dhe u përpoq të vjedhë prenë e tij.

Ndonëse nuk është një dukuri e pazakontë që një buf të ndeshet me një kukuvajkë në këtë rast bëhet fjalë për një emocion të mrekullueshëm pasi lufta mes tyre nisi për prenë e kapur nga bufi.

"Unë nuk isha i sigurt se do të isha në gjendje ta kapja këtë ngjarje dhe ta fiksoja përgjithmonë në një set me fotografi, pasi e gjithë skena u zhvillua shumë shpejt mbi kokën time”, tregon fotografi.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco