Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Është gruaja më e shëndoshë në botë, humbi 194 kg i rikthehet ushqimit

FOTO/ Është gruaja më e shëndoshë në botë, humbi 194 kg i rikthehet ushqimit

15:26, 04/07/2019
A+ Aa A-

Një grua thuajse u sëmur për shkak të peshës së saj të madhe dhe me shumë mund arriti të humbasë 194 kg por duket se nuk ka mundur të rezistojë dhe është kthyer përsëri tek vesi i saj i vjetër duke shtuar përnjëherësh 19 kg.

Pauline Potter është gruaja e cila ka hyrë në librin e rekordeve Guinness për shkak se është gruaja më e shëndoshë në botë e cila është ende gjallë.  Në vitin 2011 ajo peshonte gati 400 kg.

E dëshpëruar për një jetë normale ajo u zhvendos nga Kalifornia në Houston për t'u takuar me Dr Younan Noëzaradan, i cili njihet për aplikimin e operacioneve plastike.

Zonja Potter, e cila është në të pesëdhjetat e saj të hershme, arriti të ulte deri në 112 kilogramë pas operacionit bariatrik.

Sidoqoftë, pesha e saj kishte rënë deri në 132kg, kur ajo u shfaq në shfaqjen pasuese "Jeta ime 400 kg: Ku janë tani?".

Pasi këto operacione plastike kryheshin mjeku dhe pacienti dilnin në live tv për të treguar rezultatet e arritura.

Tre vjet më parë, Znj. Potter tha tekstualisht: "Unë thjesht pyes veten nëse do të kem ndonjëherë një jetë normale".

E pa zonja për t’u marrë me çfarëdolloj aktiviteti ajo mbështetej vazhdimisht tek djali i saj të cilit i kërkonte ndihmë thuajse për çdo gjë. Duke filluar nga pastrimi i shtëpisë edhe në aktivitete të tjera.

Madje ajo ka thënë edhe se shpesh është ndier e bllokuar në një trup të vetëm prej të cilit nuk po shpëton dot dhe që nuk e lejon të kryejë asnjë aktivitet në përditshmërinë e saj.

Momentalisht kjo grua ka filluar përsëri shtimin e vazhdueshëm në peshë.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco