Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Djali përkujton babain dhe ngjashmërinë e madhe mes tyre

FOTO/ Djali përkujton babain dhe ngjashmërinë e madhe mes tyre

10:40, 04/07/2019
A+ Aa A-

I ndjeri i nderuar, Steve Irwin, i njohur dhe me famë si 'Gjuetari i Krokodilave’, vdiq gati 13 vjet më parë - por trashëgimia e tij jeton në djalin e tij Robert Irwin.

Në moshën 15 vjeçare, i pasionuari i ri i kafshëve të egra ka provuar se ai është po aq aventurier dhe i pasionuar për kafshë të egra sa ishte babai i tij.

Duke punuar së bashku me nënën e tij Terri dhe me motrën më të madhe Bindi, 20 vjeç, në kopshtin zoologjik të Australisë, edhe ai sot është një ekspert kafshësh dhe personalitet televiziv, i cili vazhdon të përhapë mesazhe të rëndësishme të babait të tij për ruajtjen e kafshëve të egra përmes argëtimit.

Kohët e fundit, ai edhe një herë i kujtoi botës dhe dashamirëve sesa të ngjashëm janë ai dhe babai i tij duke rikrijuar një imazh të famshëm të 'Gjuetarit të Krokodilave’ në kopshtin zoologjik.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco