FOTO/ Dëshiron të ngjajë me një barbi, kryen 100,000 $ operacione plastike

FOTO/ Dëshiron të ngjajë me një barbi, kryen 100,000 $ operacione plastike

10:19, 04/07/2019
A+ Aa A-

Një ish-modele e Versaces ka kryer 100 mijë $ operacione plastike për të ngjarë me një kukull barbi.

Jennifer Pamplona, 24 vjeç, nga Sao Paulo, Brazil, u obsesionua ndaj operacioneve plastike dhe me transformimin e saj në një kukull njerëzore.

Në moshën 17-vjeçare, bëri të parin operacion duke zmadhuar gjoksin dhe prej atëherë nuk ka rreshtur më së bëri operacione të një pas njëshme.

Në vitin 2015, ajo iu nënshtrua nëntë operacioneve në 24 orë, duke përfshirë heqjen e katër brinjëve, implantet e gjirit, liposuksionin, rhinoplastikën, mbushëset mbrapa vitheve dhe më shumë.

Tani ajo ka kryer më shumë se 100 mijë dollarë operacione dhe është e vendosur të tërheqë edhe më shumë vëmendje se Kim Kardashian, pavarësisht paralajmërimeve të mjekëve se s’duhet të vazhdojë me këtë gjë.

Jennifer, një prezantuese televizive dhe modele, tha: ‘Qëllimi im është të jem një kukull njerëzore, njerëzit më quajnë 'Susi Doll' në Brazil, e cila është si Barbie por me shumë më tepër forma trupore’. 

    Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco