Karolina e Veriut, zbulohet në plazh dhëmbi i peshkaqenit prehistorik

Karolina e Veriut, zbulohet në plazh dhëmbi i peshkaqenit prehistorik

14:34, 03/07/2019
A+ Aa A-

Shëtitjet relaksuese në plazh janë të mira për mendjen dhe trupin por ama jo vetëm ka edhe një tjetër favor dhe gjithashtu kjo gjë dëshmohet nga një person i Karolinës së Veriut, për zbulimin e thesarit të rrallë prehistorik.

Në një shëtitje të fundit në plazh, banori i Karolinës së Veriut Harvey Wall zbuloi një dhëmb nga një peshkaqen gjigant prehistorik - megalodoni - që shkencëtarët besonin se u zhdukën midis 2.6 dhe 3.6 milionë vjet më parë.

Mostra, e treguar në imazhet e postuara në faqen e Facebook të Wall, përshkruan një dhëmb masiv që ka një madhësi prej rreth gjashtë inç.

Ishim duke kërkuar për guacka deti dhe duke ecur gjetëm një pjesë të zezë buzë detit.

Ndërsa zbulimet e dhëmbëve të kafshëve gjigante janë të rralla, brigjet e Karolinës së Veriut janë bërë të njohura për mbajtjen e mostrave, duke bërë që shteti të përcaktojë dhëmbin e peshkaqenit si simbolin e tij zyrtar në 2013.

"Dhëmbët janë gjetur në të gjithë botën, por jo në përqendrimet që po gjejmë këtu”, tha për Newsweek eksperti lokal i zhytjes.

Vetëm këtë prill një vajzë adoleshente zbuloi një dhëmb të ngjashëm në këtë madhësi në Karolinën Veriore.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco