FOTO/ Krijohet rruga e parë e biçikletave që ndriçohet me energjinë diellore

FOTO/ Krijohet rruga e parë e biçikletave që ndriçohet me energjinë diellore

15:19, 01/07/2019
A+ Aa A-

Ne të gjithë e dimë se çiklizmi në errësirë ??nuk është një punë e lehtë, por një artist mund ta ketë bërë këtë gjë pak më të sigurt pasi krijoi rrugën e parë të biçikletës e cila ndriçohet nga energjia diellore.

Në të janë shpërndarë me mijëra gurë të vegjël të gjebër dhe rruga mbresëlënëse lejon që çiklistët të shohin se ku po shkojnë pa marrë parasysh sa pak dritë mund të ketë.

E krijuar nga gurë të cilët shkëlqejnë në errësirë, Daan Roosegaarde tregon se efekti magjik krijohet duke kombinuar bojën me një pluhur foto-ndriçues që karikon gjatë ditës për të ndriçuar më vonë rrugën deri për tetë orë gjatë natës.

Teknologjia pioniere është përdorur kohët e fundit në një autostradë holandeze duke përdorur linja të drejta, me ngjyra të ndezura për të ndriçuar rrugën për shoferët.

E frymëzuar nga kryevepra e Vincent Van Gogh, ‘Night Starry’, vendkalimi hipnozës i ngjan qiellit në pikturën me famë botërore.

Daan tha: "Dua të krijoj një vend ku njerëzit do të përjetojnë në një mënyrë të veçantë, teknikën e kombinuar me përvojën, dhe kjo do të thotë tekno-poezi për mua".

    Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco