Varri 4,000-vjeçar zbuluar në Uells ka skeletet e 'magjistarëve të lashtë'

Varri 4,000-vjeçar zbuluar në Uells ka skeletet e 'magjistarëve të lashtë'

13:04, 01/07/2019
A+ Aa A-

Arkeologët aktualisht që po gërmojnë një vend varrimi të Epokës së Bronzit prej 4,000 vjetësh e lidhin atë me magjistarët e lashtë dhe misteriozë.

'Bryn Celli Ddu Bach' ndodhet në ishullin britanik të Anglesey-t në një zonë që ka qenë prej kohësh e lidhur me Druids dhe ritualet e tyre.

Kodra e Uellsit ndodhet pranë varrit të famshëm të kalimit të Bryn Celli Dhu-it prej 5,000 vjetësh dhe studiuesit do të gërmojnë atje deri më 7 korrik, ndërsa ata përpiqen të gjejnë prova më bindëse për mbetjet njerëzore në brendësi.

Deri më tani, ata kanë gjetur prova të djegies, fragmenteve të eshtrave, pllakave të qeramikës parahistorike dhe mjeteve të zjarrit, por ajo që qëndron më thellë nën të gjitha këto ende nuk dihet.

Seren Griffiths, një prej drejtuesve të gërmimeve, tha: "Vendi i Bryn Celli Ddu është një peizazh i komplikuar, duket se është përdorur si peizazh ritual për mijëra vjet pasi është ndërtuar”.

Druidët ishin një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës së lashtë keltike dhe shpesh shoqëroheshin me fetë pagane.

Mendohet se druidët shiheshin si priftërinj, magjistarë, dhe doktorë kur Celtsit ishin njerëzit më të fuqishëm në Evropë nga vitet 750 para Krishtit deri në 12 para Krishtit.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco