Braktisin shtëpinë dhe jetojnë në rulotë: ‘Është e mallkuar’

Braktisin shtëpinë dhe jetojnë në rulotë: ‘Është e mallkuar’

11:06, 01/07/2019
A+ Aa A-

Një seri zhurmash të pashpjegueshme kanë lënë pronarët e një shtëpi në Carmarthenshire, Uells, tepër të tmerruar për t'u kthyer përsëri në shtëpi. Pronarët e saj kanë dëgjuar një mori britmash gjatë netëve teksa ishin duke fjetur dhe kanë vendosur të larohen për të mos u kthyer më në të.

Alan dhe Christine Tait besojnë se regjistrimet që kanë bërë brenda pronës tregojnë se shtëpia po fsheh një sekret të errët dhe të keq. Por policia nuk ka qenë në gjendje të identifikojë tingullin e ulërimave që vijnë nga poshtë bodrumit.

Në një mbrëmje të qershorit në 2018, Christine po bënte një kafe në kuzhinë në shtëpinë në Ammanford, Carmarthenshire. Por, ndërkohë që qëndronte mbi xhezve, ajo u bind se mundi të dëgjonte zhurma të çuditshme.

Gjatë javëve të ardhshme, çifti u shqetësua nga tingujt e grave dhe fëmijëve që bërtitnin, duke trokitur rëndë dhe burrat duke folur me një gjuhë të huaj.

Megjithëse ata kishin jetuar në shtëpi për 11 vjet, brenda disa javësh çifti u largua dhe u zotua të mos kthehej kurrë.

Çifti, të cilët tani jetojnë në një kamper, kanë ngritur pajisje regjistruese rreth shtëpisë për të hetuar zhurmat.

Shpejt ata kuptuan se zhurmat ishin nëntokësore dhe dukej të vinin nga poshtë bodrumit që qëndronte nën kuzhinë. I vendosur për të arritur në fund të misterit, Alan gërmoi dy kanale 1.5 metra në mur dhe vendosi pajisjet e regjistrimit brenda boshteve. Ai tha se tingujt që ai kishte marrë përfshinin "një grua që bërtiste, tinguj seksualë, lehjet e qenve, një shtypshkronjë, një motoçikletë, një bori makine dhe një tingëllimë si sirenë e policisë".

Zhurmat janë qartësisht të dallueshme nga regjistrimet ndërkohë që përreth shtëpisë nuk ka asgjë që t’i shkaktojë ato pasi ajo ndodhet në një rrugicë të braktisur. Vetë pronarët që kanë bërë edhe ankesën në polici mendojnë se duhet të kryhet një hetim i plotë lidhur me këtë çështje pasi nën shtëpinë e tyre mund të jetë ndërtuar një lagje e vërtetë me emigrantë dhe persona të cilët kryejnë veprime ilegale duke përbërë edhe rrezik për ata vetë apo edhe banorët përreth.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco