Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

FOTO/ Si mund të kthehen bletët në frymëzim dizajni?

FOTO/ Si mund të kthehen bletët në frymëzim dizajni?

12:44, 26/06/2019
A+ Aa A-

Ahmad Angawi është një dizajner i cili po krijon punë mahnitëse të frymëzuara nga bletët dhe nga tradita e lashtë islame. Ai tregon se i shikonte do ditë bletët në dritaren e shtëpisë së tij duke punuar pa rreshtur edhe duke ndërtuar hojet e tyre në një strukturë shumë të fortë dhe të qëndrueshme nga ku edhe e mori ai vetë frymëzimin.

Qelizat në formë gjashtëkëndore të tyre janë bërë pjesë e dekoreve tradicionale të ndërtesave dhe familjeve islame të gjetura në shtëpitë e vjetra. "Unë i quaj ato ekranet e harruara të Mekës", thotë projektuesi. "Doja të ringjallej pqrsëri një traditë e tillë”.

Në studion e tij të Jeddah - dhe gjithashtu punëtorinë e tij në Londër - Angawi dhe ekipi i tij përdorin metoda tradicionale për të krijuar copa të ndërlikuara, të cilat janë shfaqur në panaire të artit në Jeddah dhe Paris.

Dhe kur Muzeu Britanik në Londër po krijonte një galeri të re islamike, kuratorët i kërkuan Angawi të krijojë pesë dritare unike për hapësirën me rezultate vërtet mahnitëse.

Shikoni fotot më poshtë për më tepër informacion lidhur me këto dekoracione:

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco