FOTO/ Joga me kafshë, është tendenca më e fundit e këtij sporti

FOTO/ Joga me kafshë, është tendenca më e fundit e këtij sporti

11:22, 26/06/2019
A+ Aa A-

Një instruktore fitnesi ka zgjedhur një mënyrë krejt unike dhe të veçantë në bërjen e ushtrimeve të jogës duke ndërthurur këto ushtrime edhe me kafshë. Në këtë rast ajo ka marrë një dhi me të cilën është duke bërë joga në poza të ndryshme.

Me sa duket po flasim për trendin e fundit që ka nisur të përdoret pasivisht, ushtrime fizike me kafshë, qofshin këto, mace, dhi, qen etj.

Dhe duket se ushtrimet të cilat dhurojnë qetësi shpirtërore janë edhe më të efektshme kur bëhet fjalë për ndërfutjen edhe të kafshëve të ndryshme gjatë këtyre proceseve.

Xheni Francis tregon se ishte duke bërë disa ushtrime të zakonshme joge në një klasë me mësuesen e saj kur një dhi kurioze u afrua për herë të parë duke u bërë pjesë e këtij sportit.

Fillimisht ishte diçka që thjesht e habiti Xhenin e cila më pas filloi të marrë rregullisht kafshë në orët e saj të mësimit të jogës.

Nëse ka një gjë që unë di për dhitë, është se ato nga natyra kanë dëshirë të ngjiten nëpër gjëra dhe një gjë e tillë ka ndodhur me mua gjatë mësimeve të jogës por nuk e kuptoj përse njerëzit u habitën kaq shumë kur panë një të tillë të ngjitet mbi shpinën time”.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco