Shkrep foton e jetës, një balenë blu që formon ylber në qiell

Shkrep foton e jetës, një balenë blu që formon ylber në qiell

15:37, 24/06/2019
A+ Aa A-

Kjo fotografi e pabesueshme duket të kapë momentin kur një balenë blu ka krijuar një ylber të mrekullueshëm në momentin që është hedhur në ajër nga uji dhe ka lëshuar ujë nga brima e ajrit.

Tanakit Suwanyangyaun është një fotograf fatlum pasi e kapi mrekullisht një çast të tillë.  Mënyra mahnitëse se si pikat e ujit kanë rënë në kontakt me rreet e Diellit kanë krijuar një pamje mahnitëse në qiell.

Tanakiti e kishte kaluar ditën duke notuar në mesin e balenave, pasi ai e kishte vizituar zonën, afër Sri Lanka, me një turne zhytjeje në skuba.

Ai tha: ‘Fotot janë një ëndërr e vërtetë për mua. Kam dëshiruar gjatë gjithë jetës sime të lundroja me balenat blu dhe më në fund ia arrita qëllimit dhe për më tepër kapa edhe një fotografi kaq të rrallë nuk mund të jem më i lumtur’, ka thënë ai.

‘Për të notuar me balenat do të kthehesha pa problem sa herë të jepej mundësia’, tregon Tanakit.

    Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco