Mbreti francez Luis IX vdiq pasi kishte mungesë të vitaminës C në ushqim

Mbreti francez Luis IX vdiq pasi kishte mungesë të vitaminës C në ushqim

14:25, 24/06/2019

Thashethemet për vdekjen e Mbretit Luis IX nga murtaja janë shumë të ekzagjeruara, sipas një studimi të ri nga një specialist i mjekësisë ligjore.

Mbreti francez mund të ketë vdekur nga skorbuti, thotë ai, ose të paktën komplikimet që rrjedhin nga sëmundja dietike.

Është pohuar se Luis, i njohur më mirë si Shën Luis, vdiq sepse ai kreu gabimin kardinal duke hequr dorë nga ushqimi vendas.

Ekspertët shqyrtuan një fragment të nofullës së Mbretit, që u mbajt në katedralen Notre Dame të Parisit, për të bërë zbulimin.

Ajo tregon shenja të dëmtimit të mishrave dhe nofullës në përputhje me efektet shkatërruese të skorbutit.

Kryqëzata e Luisit në Tunizi, një tokë e pasur me fruta, agrume dhe perime të mbushura me vitaminë C, do të kishte ndihmuar në shmangien e gjendjes dhe ishte përpjekja e tij e fundit për të rimarrë tokën e shenjtë të krishterë.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco