VIDEO/ Përvoja magjike e 80 vjeçarit në realitetin virtual

VIDEO/ Përvoja magjike e 80 vjeçarit në realitetin virtual

13:40, 24/06/2019
A+ Aa A-

Ted Wight është 80 vjet dhe kjo është e para herë në jetën e tij që ai provon një eksperiencë magjike me realitetin virtual. Zakonisht në çdo të martë ai ulet me miqtë e tij, pinë çaj dhe luajnë me letra por këtë radhë ka menduar diçka krejt të veçantë.

Ka vendosur të provojë një përvojë të mrekullueshme si është edhe ajo e përjetimit të një realiteti virtual i cili është shumë i njohur dhe praktik për të rinjtë... Është një përvojë që kurrë më parë nuk e kishte imagjinuar që ishte e tillë, tregon ai. Për moshën e tij ai është një njeri mjaft mirë i përshtatur me teknologjinë e kohëve të fundit pasi zotëron edhe një ipad dhe një iphone.

‘Jeta ime është bërë plotësisht virtuale’, tregon ai. Kjo eksperiencë është fantastike pasi që në të mund të shikosh pyjet e Siqouas dhe është një pamje magjike dhe përse jo edhe relaksuese. Është dizajnuar në një mënyrë të mrekullueshme për të treguar se si ndërveprojnë midis tyre natyra dhe njerëzit.

80 vjeçari tregon se e ka provuar disa herë një eksperiencë të tillë të mrekullueshme dhe kjo për faktin se për të ka rezultuar edhe më shumë relaksuese se një lojë me letra me miqtë e tij.

ImageMarrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco