Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

FOTO/ Çmenduria e 22 vjeçarit, harxhon mbi 260,000 $ për t’u dukur si alien

FOTO/ Çmenduria e 22 vjeçarit, harxhon mbi 260,000 $ për t’u dukur si alien

12:45, 24/06/2019
A+ Aa A-

Vinny Ohh, 22 vjeç, nga Los Anxhelos në Kaliforni, SHBA, ka pasur mbi 110 procedura operacionesh plastike për t'u shndërruar në një 'jashtëtokësor'.

Artistët e make-up besojnë se ai nuk është as mashkull as femër dhe kështu shikimi i tij ekstrem është një mënyrë për të pasqyruar atë që ai është brenda.

Ai filloi me mbushjet e buzëve në moshën 17 vjeçare, para se të kishte dy ndërhyrje në rinoplastikë dhe gjithashtu bëri disa ndërhyrje në ndryshimin e eshtrave të ballit edhe faqet e tij. Modeli me kohë të pjesshme gjithashtu mban lentet e kontaktit të zeza plotësisht si një mënyrë për të mbuluar edhe të bardhën e syve të tij por nuk mjafton ai ka edhe një mori ngjyrash të flokëve të tij. Duket se është njeriu i eksperimenteve.

Tani ai ka në plan të paguajë një tjetër operacion, 160,000 $ për të hequr gjenitalet e tij, thithkat nga gjoksi edhe disa brinjë për të holluar belin e tij.

Vinny ka thënë: "Unë dua të jem një qenie e huaj pa asnjë seks dhe po bëj të pa mundurën që pamja ime e jashtme të reflektojë plotësisht atë që unë jam në brendësinë time dhe atë se si unë ndihem në brendësinë time.

‘Nuk dua që njerëzit të mendojnë se po përpiqem të ndryshoj në një grua. Unë mund të jetoj pa organe seksuale kështu që pse duhet të kem një penis ose një vaginë. Nuk e kuptoj se pse unë nuk duhet të heq gjenitalet e mia plotësisht dhe të mos kem asgjë atje poshtë. Deri më tani, kam harxhuar 50,000 $ në kujdesin ndaj lëkurës sime dhe procedura që kanë ndryshuar buzët e mia dhe pamjen e fytyrës duke e bërë atë si të një alieni të vërtetë’, ka thënë ai.

    Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco