VIDEO/ Artistja e makiazhit transformon fytyrën në një set impresiv iluzionesh

VIDEO/ Artistja e makiazhit transformon fytyrën në një set impresiv iluzionesh

11:35, 24/06/2019
A+ Aa A-

Një artiste krijuese, e cila shpenzon deri në nëntë orë duke transformuar fytyrën e saj, ka shfaqur iluzionet e saj mbresëlënëse në rrjet.

Romanie-Jade Tulloch, 20 vjeçe është një artiste make up artist, e cila ka krijuar një sërë pamjesh të pabesueshme që luajnë truqe të ndryshme në syrin e shikuesve.

Romanie-Jade, nga Nottingham, studioi artet e bukura në kolegj për dy vjet, por zgjodhi mediat online për t’u bërë një influence me kohë të plotë.

Romanie Jade e cila njihet si 'cakefacer' (fytyrakek) në mediat sociale  thotë se frymëzimi i saj më i fundit ka ardhur nga një blender dhe se ajo kaloi nëntë orë për të realizuar këtë make up unik.

Ajo tha: "Ambienti im më frymëzon, unë mund të ec nëpër park dhe të shoh një pellg dhe kjo është e mjaftueshme për mua që ta realizoj atë në fytyrën time.

"Më pëlqen të dal nga zona ime e rehatisë dhe të provoj çdo gjë dhe gjithçka./F.H/SYRI.NET.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco