VIDEO/ Flokë me hamburger, me pica, me hotdog, ç’ju bëka flokëve ky berberi

VIDEO/ Flokë me hamburger, me pica, me hotdog, ç’ju bëka flokëve ky berberi

09:36, 24/06/2019
A+ Aa A-

Një berber i çuditshëm ka udhëtuar botën mbarë duke shndërruar flokët e njerëzve në kopje të pabesueshme të ushqimit të shpejtë duke përfshirë pizza, hotdogs dhe burgers.

Mykey O'Halloran, 27, nga Melbourne, Australi, është specializuar në prerje të çmendura, ngjyra dhe krijim të stileve unike të flokëve, ndërsa mbledh para për bamirësi tek ‘Make A Wish’.

Me frymëzimin e tij të parë me origjinë nga fruta, Mykey tani udhëton në botë për të krijuar të gjitha llojet e stileve të ‘shijshme’.

Parukjer prej 12 vitesh ai filloi të eksperimentonte me ngjyrat përpara se të merrte përsipër të krijonte ushqim të shpejtë, si dhe skulptura duke harxhuar edhe më shumë se 8 orë për realizimin e këtyre modeleve.

Ai tregon se për t’iu dhënë flokëve format e frutave dhe ushqimeve nga më të shijshmet në dukje i janë dashur shumë flokë dhe këtë gjë e ka realizuar duke bërë blerje edhe për shkak të çmimit të lartë me të cilin realizon një model të tillë./F.H/SYRI.NET.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco