VIDEO/ Një kafe me gjalpë dhe vaj a do ta pinit?

VIDEO/ Një kafe me gjalpë dhe vaj a do ta pinit?

08:37, 24/06/2019
A+ Aa A-

Dave Asprey është një biznesmen dhe themelues i markës amerikane të kafesë, "Bulletproof".

Dave Asprey planifikon të jetojë derisa të jetë 180 vjeç dhe këtë gjë e ka shumë seriozisht. "Unë nuk mendoj se është fare fantazi shkencore”, thotë 45-vjeçari. "Dikush duhet ta bëjë këtë, dhe unë jam i gatshëm të vdes duke u përpjekur".

Ndërsa shumë njerëz do ta përshkruajnë z. Asprey si "të çuditshëm", ai e quan veten "biohackerin e parë profesional në botë".

Një biohacker është dikush që përdor shkencën dhe teknologjinë në përpjekje për të përmirësuar shëndetin duke "hakeruar" biologjinë e ushqimeve, shpesh duke bërë gjëra që pjesa tjetër prej nesh do të konsideronin pak të çmendur.

Dhe regjimi i z. Asprey nuk zhgënjen. Ai heq një pjesë të palcës së tij kurrizore çdo gjashtë muaj, kështu që disa prej qelizave të tij burimore mund të nxirren dhe pastaj të injektohen në të gjithë trupin e tij.

Z. Asprey thotë se ka shpenzuar më shumë se 1 milionë dollarë për përmirësimin e trupit dhe funksionit të trurit në mënyra të tilla.

Ai gjithashtu është shpikësi dhe përdorues i rregullt i një kafeje e cila realizohet me 3 produkte të ndara. Është një kafe e zezë në të cilën shtoni gjalpë dhe një formë të pastruar të vajit të kokosit. Kjo kafe ka dalë në treg dhe është gjerësisht në shitje në mbarë vendin.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco