Thika e epokës së Bronzit, u deshën 2,500 orë pune për ta krijuar

Thika e epokës së Bronzit, u deshën 2,500 orë pune për ta krijuar

15:41, 23/06/2019

E shkëlqyer dhe e mbuluar me detaje verbuese sot është zbuluar historia e plotë e kësaj kame të mrekullueshme dikur e varrosur pranë Stonehenge dhe që është e vjetër deri në dy mijëvjeçarë para Krishtit.

Ky artikull i Epokës së Bronzit, e quajtur kama Bush Barrow në bazë të vendndodhjes ku u gjet, u zbulua në gropën e varrimit të një kryeprift 200 vjet më parë.

Ekspertët besojnë se vetëm fëmijët e moshës jo më shumë se dhjetë vjeç mund të kenë qenë të aftë të bëjnë diçka të tillë. Një punë dore kaq delikate.  

Përpjekja për të parë detaje të tilla të vogla dhe për të krijuar një objekt kaq unik mund të ketë lënë ata përgjithmonë me pasoja duke dëmtaur rëndë shikimin e tyre.

Deri tani, burimi i arit ka qenë i panjohur. Por shkencëtari Dr Christopher Standish, i Universitetit Southampton, po kryen teste për të gjetur origjinën e saktë të këtij ari.

Dorëza vlerësohet të ketë marrë të paktën 2,500 orë për të përfunduar në gjashtë fazat e krijimit të saj.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco