'Sëmuret nga stomaku' kur gjen zog të ngordhur në spinaq supermarketi

'Sëmuret nga stomaku' kur gjen zog të ngordhur në spinaq supermarketi

11:33, 23/06/2019
A+ Aa A-

Cherie Lyons nga Pensilvania, hëngri vetëm një kafshatë nga spinaqi i zier të cilin e bleu të paketuar në konfeksion në një supermarket para se të kuptonte se në brendësi të tij ndodhej një zog i ngordhur.

Cherie Lyons tha se kishte hapur enën e spinaqit të gatshëm dhe e derdhi në një tas e më pas e vendosi në mikrovalë, shkruan Mirror.

Grumbulli i errët që vuri re në një pjesë të pjatës doli të ishte një zog i ngordhur. Gruaja ka mbetur e traumatizuar nga ajo çfarë gjeti në pjatë.

Cherie tregoi se më pas gjatë gjithë ditës pati shumë probleme me stomakun e madje diarre por pas një vizite rezultoi se e gjitha kishte qenë psikologjike për shkak të traumës që përjetoi.

Kompania ushqimore ka reaguar duke deklaruar se përpiqet maksimalisht të ofrijë ushqim të kontrolluar për konsumatorin dhe se do të kryejë hetimin e nevojshëm lidhur me këtë incident të frikshëm. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco