VIDEO/ SHBA, policia gjen një ari të përgjumur në garderobën e familjes

VIDEO/ SHBA, policia gjen një ari të përgjumur në garderobën e familjes

10:52, 23/06/2019
A+ Aa A-

Kur oficerët u përpoqën të zgjonin ariun, ai reagoi me një pamje të bezdisur ndaj tyre. Përmes dritares në shtëpinë në Butler Creek, policia e Montanas bëri thirrje për raportime për një ari të zi që me sa duket ishte mbyllur brenda një shtëpie e madje në dhomën e gjumit dhe në momentin kur ata shkuan pranë kësaj familje, panë se ariu flinte për shtatë palqë qejfe brenda në garderobë, shkruan Mirror. 

Kur oficerët filluan përpjekjet për të larguar këtë kafshë të pa ftuar nga gardëroba hasën në reagime të pa kënaqura e të bezdisura nga ana e tij, dukej se i prishën gjumin...

"Pasi nuk ishte në gjendje të largohej, dhe u mbyll në dhomën e gjumit të kësaj familje, ariu filloi të bënte rrëmujë dhomën dhe më në fund i lodhur, vendosi të merrte një sy gjumë në garedrobë.

"Kur policët trokitën në dritare, ariut duket se nuk i bëri aspak përshtypje por vazhdoi të flinte i qetë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco