Ishulli i largët i Norvegjisë me 1 banor të vetëm

Ishulli i largët i Norvegjisë me 1 banor të vetëm

14:34, 21/06/2019
A+ Aa A-

Trashëgimia e Vikingëve është rrënjosur në 1700 ishujt e egër dhe perëndimorë të Norvegjisë që shtrihen në hapjen e Detit të Veriut ku një person i vetëm ka vendosur të japë jetën e tij për të jetuar në të kaluarën për gjthë jetën e tij.

Për Roar Moe, varka postare është një litar shpëtimi. Për më shumë se 20 vjet, ai ka jetuar vetëm në ishullin Litle Faroy në një shtëpi druri që ai e ndërtoi vetë, me vetëm dele të egra dhe krijesa të detit.

Pa fqinjë të zhurmshme dhe pa ndotje, ai e përshkruan jetën e tij si idilike dhe të thjeshtë, por gjithçka tjetër veçse të vetmuar. Tregon se ndihet mjaft mirë dhe i plotësuar me këtë mënyrë të jetuari.

"Edhe pse jam vetëm, nuk jam i vetmuar", tha ai.

"Njerëzit vijnë për të më vizituar dhe për të më ndihmuar mua, dhe unë me të vërtetë e vlerësoj këtë. Kjo më bën të ndiej që jam në një lidhje me natyrën, elementet dhe komunitetin rreth meje".

Për Roar Moe, varka postare është një litar shpëtimi dhe e vetmja mënyrë përmes së cilës ai mund të lëvizë nga shtëpia e tij për tu lidhur me pjesë të tjera të vendit. 

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco