Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

81 vjeçarja rrinte me bikini në oborr, ndiqet penalisht

81 vjeçarja rrinte me bikini në oborr, ndiqet penalisht

11:27, 21/06/2019
A+ Aa A-

Gjykata e qytetit kërcënoi një ish-modele, sot 81-vjeçare për shkelje ligji pasi ajo vendosi të vishte bikini në oborrin e shtëpisë së saj.

Kathleen 'Kay' Crane, nga Stockport, Greater Manchester, iu tha të mos veshin bikini kur në oborrin fqinj ndodhen fëmijë, madje as mos të luajë muzikë të lartë në shtëpinë e saj dhe as të mos iu thërrasë fëmijëve.

Urdhri i lëshuar nëntorin e kaluar pasoi me një mosmarrëveshje midis Mis Crane dhe partnerit të saj, ish-producentit televiziv 83-vjeçar, Dennis Woolf në momentin kur pranë shtëpisë së tyre ishte ndërtuar një çerdhe. Ata kishin kundërshtuar ndërtimin e çerdhes ama nuk e arritën këtë synim.

Miss Crane tha: "Unë isha veshur me bikini dhe po bëja pak pushim qetësisht në oborrin e shtëpisë sime.

U habita që m’u kërkua të mos dëgjoja muzikë në oborrin e shtëpisë sime dhe njëkohësisht m’u kërkua edhe të mos vishesha me bikini për shkak të pranisë së çerdhes përballë oborrit tonë të shtëpisë.

Në fund zonja Crane ka shtuar se ndihet shumë e persekutuar prej kësaj gjëje duke qenë se do të jetojë qetësisht në shtëpinë e saj. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco