Shpjegohen linjat misterioze të dallueshme nga qielli në Peru

Shpjegohen linjat misterioze të dallueshme nga qielli në Peru

15:25, 20/06/2019
A+ Aa A-

Një mister arkeologjik i qëndrueshëm mund të jetë një hap më afër zgjidhjes.

Shkencëtarët që studiojnë linjat e njohura 'Nazca' kanë identifikuar zogjtë që tregohen në shenjat gjigante, të cilat mund të zgjidhin misterin se pse u bënë ato.

Ekspertët sugjerojnë se ato mund të lidhen me ritualet e lashta që u bëjnë thirrje perëndive për reshje.

Linjat ‘Nazca’ përmbajnë më shumë se 2.700 forma gjeometrike, vija dhe imazhe të bimëve dhe kafshëve të bëra në rërë.

Ato u krijuan midis 1,300 dhe 2,400 viteve më parë. Përbëjnë një vepër të vërtetë artistike cila është e dukshme vetëm nga ajri, që do të thotë se krijuesit e tyre nuk kishin mundësi të shihnin plotësisht atë që kishin bërë.

Gdhendur në një shkretëtirë peruane, figurat gjigante kanë tërhequr shpjegime të ndryshme për qëllimin e tyre, por ama kur vinte edhe momenti i shpjegimit të tyre çdo gjë bëhej edhe më e vështirë.

Duket se më në fund është dhënë një shpjegim për këto shenja të bukura po edhe të çuditshme.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco