Në moshën 13 vjeçare krijoi varësi nga alkooli dhe arriti të pinte 200 teke në javë

Në moshën 13 vjeçare krijoi varësi nga alkooli dhe arriti të pinte 200 teke në javë

14:57, 20/06/2019
A+ Aa A-

Një grua që u bë e varur nga alkooli në moshën 13 vjeçare tha se pinte deri në 200 teke në javë dhe njëkohësisht tha se nuk kishte pasur asnjë vështirësi

Aoife Bell, nga Walthamstoë, në veri të Londrës, filloi të pinte vodka në park për të kaluar problemet tipike të moshës së adoleshencës.

24 vjeçarja vuan edhe sot problemet me shëndetin e saj për faktin se ka pirë pije alkoolike për një kohë të gjatë por pavarësisht kësaj ajo është një vajzë shumë e talentuar dhe një studente e shkëlqyer në universitet.

Vendosi me shume seriozitet të shkëputej nga alkooli dhe vendosi të bëjë një detoksifikim të plotë të organizmit të saj nga çfarëdolloj toksine.

Ajo tregoi se në atë periudhë shumë herë gjendej edhe në lulishte të ndryshme edhe në kopshte dhe zgjohej në gjendje shoku dhe madje as nuk kujtonte më çfarë kishte ndodhur një ditë më parë.

E reja tregon po ashtu se kurrë nuk ka mundur ta mbajë alkoolin dhe nuk ka mundur ta përballojë atë. Gjithashtu ajo tregon se asnjë në familjen e saj nuk kishte probleme me alkoolin dhe për këtë habitet edhe më tepër se përse ajo krijoi këtë varësi.

Fatmirësisht sot ka mundur ta kalojë këtë dhe jeton një jetë në normalitet.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco